Lëb ëndërron makinën Toro Roso në Abu Dhabi
Sebastian Lëb, pesë herë kampion i botës në "rally", po planifikon kalimin në Formula 1. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle "As", e cila shkruante se piloti francez dëshiron të garojë me makinën Toro Roso në garën e fundit të Botërorit 2009, që do të zhvillohet më 1 nëntor në Abu Dhabi. Lëb shpreson se të paktën për një garë do t‘i "rrëmbejë" vendin në njëvendëshe Sebastian Buemisë ose Xhemi Alguersarit, i cili ka zëvendësuar të larguarin Sebastian Burdes.