Islamikët të ofenduar për himnin e Shalkes
Në Gjermani ka shpërthyer debati fetar: shkak është bërë himni i Shalkes. Në përmbajtjen e këngës së shkruar në vitin 1924 thuhet: "Muhamedi ishte një profet që nuk merrte vesh nga futbolli. Nga të gjitha ngjyrat e bukura që ekzistonin, ai harroi të kaltrën dhe të bardhën (ngjyrat e fanellës)". Lajmi i përhapur nga mediat turke u shoqërua me kërcënime në adresën e postës elektronike të klubit gjerman. Reagimi i Shalkes ishte: "Duhet të konfirmojmë nëse është një shprehje artistike, apo një bindje fetare".