E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iker Kasiljas: Eto‘o, i tmerrshëm. Sa mirë që u largua

Shkëmbimi Ibrahimoviç-Eto‘o ndërmjet Barcelonës dhe Interit ka gjetur një "sponsor" më tepër. Bëhet fjalë për portierin e Realit të Madridit, Iker Kasiljas, i cili shprehet i lumtur që kamerunasi u largua. "Ndihem më i lehtësuar që Eto‘o iku tek Interi, sepse së fundmi më ishte kthyer në makth", tha numri 1 i Kombëtares spanjolle. "Edhe Ibrahimoviç është një lojtar i madh, që në çdo moment mund të krijojë situata të rrezikshme. Por, është lojtar krejtësisht i ndryshëm nga Samuel".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›