Lorik Cana, vjen kartoni i parë i kuq
Në përballjen e mbrëmshme midis Sandërlendit dhe Aston Vilës në “Stadiumin e dritave”, kapiteni i “Maceve të zeza” doli nga loja në minutën e 78-të. Cana ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 13-të dhe 12 minuta para përfundimit, ai e la skuadrën e vet me dhjetë lojtarë.
Ky është kartoni i parë i kuq për 26-vjeçarin, që prej transferimit në Premier Ligë. Ai njihet për stilin luftarak të lojës dhe shpesh herë ndëshkohet me kartonë.
Sa i përket rezultatit të ndeshjes, miqtë e trajnerit Martin O’Nill fituan 2-0, me gola të Heskit (24’) dhe Milner (61’). Kurse Sandërlendi, pas nisjes së mirë të sezonit, nuk po tregon nivelin e javëve të para. Pas kësaj humbjeje, ekipi bardhekuq mbetet në kuotën e 21 pikëve në vendin e dhjetë.