A/H1N1, vdes 25 vjeçarja shtatzënë me dy binjakë

Një grua shtatzënë me dy binjakë ka vdekur pasi është infektuar nga virusi A/H1N1. 25-vjeçarja nga Kukësi ndërroi jetë në Senatoriumin e Tiranës. Prej 12 ditësh e reja kishte qendruar në terapi intensive në Sanatorium.
25-vjeçarja është gruaja e dytë shtatzënë që humb jetën nga virusi A/H1N1.
Aktualisht në vendin tonë 9 persona kanë vdekur nga A/H1N1, ndërsa numri i të prekurve arrin në mbi 400.