SHBA për Serbinë: Të angazhohet më shumë për integrimin

Në një intervistë me gazetën "Politika", e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Beograd, Jennifer Brash, ka thënë se Serbia ka vend në Bashkimin Europian dhe NATO, por sipas saj nevojitet angazhim shumë më i madh dhe disa vendimeve të domosdoshme për të arritur këtë qëllim. "Ne nuk presim që Serbia ta njohë Kosovën. Mirëpo, gjithësesi presim që Serbia të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me autoritet në Prishtinë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje praktike e problemeve të cilat godasin edhe njërën edhe palën tjetër", ka thënë Brash, duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA-të do të kërkojnë nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, e pyetur nëse ekziston mundësia për të rifilluar bisedimet rreth statusit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Brash është përgjigjur shkurt: "JO