Rripi i Gazës, sot një vit nga ofensiva izraelite
Rripi i Gazës, një vend i cili aktualisht ndodhet nën pushtetin e Hamasit, më 27 dhjetor përkujton njëvjetorin e ofensivës më të ashpër izraelite ndaj kësaj enklave të izoluar.
Sirenat që u dëgjuan në tërë territorin palestinez në orën 11.20 sipas kohës lokale, përkujtuan bombat e para të Izraelit, që u lëshuan në përpjekje për të ndalur sulmet me raketa nga Gaza në Izrael. Rreth 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë vdiqën gjatë luftës, e
e cila zgjati 22 ditë. Që nga ajo ditë është ruajtur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por mbeten problem kushtet humanitare në Gaza, ndërsa vazhdojnë bllokadat egjiptiane dhe izraelite.
Një vjet pas luftës, izraelitët sot jetojnë me më pak frikë nga sulmet me raketa, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun tha se shkaqet e vërteta të konfliktit ende nuk janë adresuar.
Ndërkaq në ditët e sotme disa zona të Gazës kanë mbetur ende rrënoja dhe gërmadha që pas sulmeve shkatërrimtare izraelit në Rripin e Gazës. Retuers ka publikuar pamje dhe foto të këtyre vendeve. Në një vjetorin e sulmeve, dhjetëra qindra fëmijë kanë dalë nëpër rrugë duke marshuar dhe për të kujtuar atë cfarë solli lufta, pasojat e saj dhe viktimat e shumta.