A/H1N1, vdes nje tjeter grua shtatzene
Vdes si pasoje e virusit A/H1N1 nje tjeter grua shtatzene, duke e cuar ne 9 numrin e viktimave te gripit pandemik ne vendin tone. 25-vjecarja shtatzene me dy binjake, nderroi jete ne Sanatoriumin e Tiranes pas 12 ditesh trajtim intensiv, per shkak te gjendjes se renduar qe kishte shfaqur. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te Ministrise se Shendetesise. Vetem disa dite me pare nje 18-vjecare shtatzene nga Kucova, gjeti vdekjen si pasoje e virusit A/H1N1. Me kete vdekje shkon ne 9 numri i personave, qe kane humbur jeten pas infektimit nga virusi A/H1N1. Vetem tre dite me pare ka qene nje 55-vjecare nga Tirana, e cila u shtrua ne urgjencen e spitalit infektiv ne gjendje mjaft te rende. Sipas mjekeve infeksioniste, pacientja kishte 5 dite qe ishte prekur nga virusi, por nuk ishte paraqitur ne spital. Ajo ishte e semure kronike dhe vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise, konfirmuan se 55-vjecarja u shtrua menjehere ne reanimacionin e spitalit infektiv. "Ajo kishte temperature te larte dhe vdekja mund te kete ardhur si pasoje e voneses se shtrimit te gruas ne spital, e cila ka cuar ne rendimin e semundjes", sqaruan mjeket. Vetem 3 dite me pare u shenua viktima e shtate nga virusi A/H1N1. Behet fjale per nje 25-vjecar tetraplegjik nga qyteti i Korces, i cili prej disa ditesh ishte prekur nga gripi i derrit. Po kete muaj u shenua dhe nje tjeter vdekje, ajo e nje 18-vjecare shtatzene e prekur me virusin e gripit te derrit, e cila nderroi jete ne muajin e 8-te te shtatzenise. Mjeket pohojne se grate shtatzena dhe personat me semundje kronike, jane me te riskuarit per jeten nga ky virus. Sipas te dhenave nga Instituti i Shendetit Publik, numri i personave zyrtarisht te infektuar ne vendin tone, kap shifren e rreth 400 personave, ndersa shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15-24 vjec, ku dhe vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Nderkohe, prej pak ditesh ne Shqiperi ka nisur vaksinimi kunder gripit te derrit i stafit mjekesor dhe pritet te nise vaksinimi i kategorive te tjera ne risk. Ministria e Shendetesise u ben apel qytetareve, qe jane pjese e ketyre kategorive te rriskuara dhe prinderve te vaksinojne femijet e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte te medha anesore. Personeli mjekesor eshte vaksinuar i pari ndaj virusit A/H1N1. Dje ne ambientet e spitalit infektiv ne QSUT, jane imunizuar ndaj virusit mjeket, infermieret dhe pjesa tjeter e stafit, qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me pacientet e prekur me gripin e derrit. Nderkohe nga sa ben me dije Ministria e Shendetesise, vaksina do te dergohet edhe ne qendrat shendetesore. Do te jene grupet e riskut ndaj ketij virusi si femijet, te semuret kronike dhe grate shtatzena, ato qe do te perfitojne te paret kete vaksine. Nderkohe qe personeli shendetesor i sherbimeve te infektivit, i qendrave te terapise intensive ne te gjithe vendin, ne te 12 spitalet rajonale dhe QSUT ka filluar vaksinimi i personelit mjekesor. Drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero tha se efektet anesore te vaksine jane shume te lehta dhe kalojne brenda 24 oreve. Personat qe kane alergji nga veza nuk do ta aplikojne kete vaksine, pasi ajo ne perberje ka pikerisht kete produkt. Vaksina ndaj virusit A/H1N1 ne vendin tone ka ardhur nga Hungaria. Jane dhjete mije doza, nderkohe qe ne javet ne vijim pritet kontingjent tjeter. Vaksina eshte 0.5 miligramesh dhe organizmi i pacientit qe e injekton ate, fiton imunitet brenda 8 diteve. Te gjitha qendrat shendetesore ku do te aplikohet kjo vaksine, do te jene te pajisura edhe me antidot te ndryshem per alergjite qe ajo mund te shkaktoje. Mjeket bejne apel per te mos neglizhuar shenjat e gripit, qofte te gripit te zakonshem dhe atij te derrave. Aktualisht ne reanimacion jane edhe 8 persona te tjere ne gjendje kritike. A.G
Dhjetori, muaji i viktimave, dy gra shtatzena mes tyre
Muaji dhjetor po shenon numrin me te madh te te prekurve nga virusi i gripit A/H1N1 dhe ka rritur edhe numrin e viktimave. Viktima e djeshme eshte e nenta, kur e teta u shenua vetem 2 dite me pare, ne daten 25 dhjetor ne QSUT. Viktima e shtate nga virusi A/H1N1ishte nje 25-vjecar tetraplegjik nga qyteti i Korces, i cili prej disa ditesh ishte prekur nga gripi i derrit. Brenda dhjetorit eshte shenuar gjithashtu vdekja e nje 18-vjecareje shtatzene e infektuar me virusin e gripit te derrit, e cila nderroi jete ne muajin e 8 te shtatzenise. Mjeket pohojne se grate shtatzena dhe personat me semundje kronike jane te me riskuarit per jeten nga ky virus. Dhe viktimat e tjera te shenuara nga gripi i derrit, kane qene me pare te diagnostikuar nga semundje te renda, si zemra dhe mushkerite. Deri me 22 dhjetor numri i personave zyrtarisht te infektuar ne vendin tone kap shifren e rreth 400 personave, ndersa shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Te dhenat nga ISHP bejne me dije se jane marre deri ne daten 22 dhjetor, 2.500 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15 -24 vjec, ku dhe vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Ministria e Shendetesise sakteson se survejanca ne te gjithe vendin eshte plotesuar me informacionin mbi shtrimet ne te gjitha spitalet e vendit si dhe eshte perforcuar per zbulimin dhe monitorimin e rasteve me semundje te renda respiratore. Nderkohe prej pak ditesh ne Shqiperi ka nisur vaksinimi kunder gripit te derrit. Ministria e Shendetesise u ben apel qytetareve qe jane pjese e ketyre kategorive te rriskuara dhe prinderve te vaksinojne femijet e tyre, sepse vaksina nuk ka efekte te medha anesore.