E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alergjiket s'do vaksinohen per gripin, ka efekte anesore

Vazhdon vaksinimi i grupeve te riskut per gripin e derrave. Drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli tha se efektet anesore te saj jane shume te lehta dhe kalojne brenda 24 oreve. Por personat qe kane alergji nga veza nuk do ta aplikojne kete vaksine, pasi ajo ne perberje ka pikerisht kete produkt. "Jane disa grupe qe nuk do ta bejne vaksinen, si ata qe kane alergji nga veza. Efekte anesore te lehta mund te kete, qe zakonisht jane brenda 24 oreve te para; temperature e lehte, skuqje ne vendin e injektimit apo gjera te tilla te ngjashme", u shpreh Ylli. Ai shtoi se vaksina nuk do te jete me detyrim. "Vaksina eshte shume komode per ne. Ka ardhur ne ampula njedozeshe, e shoqeruar me shiringat perkatese. Eshte nje perdorimshe si vaksine, por fakti qe eshte njedozeshe na ndihmon shume ne perdorimin e saj dhe nga pikepamja e sigurise, pra nga perhapja e semundjeve infektive. Ampulat kane nje sasi per adult, keshtu qe ne mund t'i shfrytezojme ato per dy femije", sqaroi drejtori i Institutit te Shendetit publik, Alban Ylli. Vaksina ndaj virusit, A/H1N1 ne vendin tone ka ardhur nga Hungaria. Jane dhjete mije doza, nderkohe qe ne javet ne vijim pritet kontingjent tjeter. Vaksina eshte 0.5 miligramesh dhe organizmi i pacientit qe e injekton ate fiton imunitet brenda 8 diteve. Sipas Yllit, te gjitha qendrat shendetesore, ku do te aplikohet kjo vaksine, do te jene te pajisura edhe me antidote te ndryshem per alergjite qe ajo mund te shkaktoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›