Aplikimet mbylljen gjatë javës së ardhshme
06/09/2009 Transferimi i studimeve
Vijon procesi i aplikimit për transferimin e studimeve nga universitetet e huaja dhe ato private drejt Universitetit të Tiranës. Drejtuesit e UT-së kanë pohuar se të interesuarit për kalimin e studimeve në publik mund të dorëzojnë dosjen e konkurrimit deri në mbyllje të javës së ardhshme. Dosja duhet të përmbajë listën e mëposhtme të dokumenteve: “kërkesën me shkrim të të interesuarit (së bashku me adresën), certifikatën e lëndëve të dhëna provim me notat dhe kreditet përkatëse për secilën prej tyre (origjinale), planet dhe programet mësimore të lëndëve që ka dhënë provim (origjinale), kopje e noterizuar e indeksit të notave (librezës së notave) si dhe kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme. Dokumentet e lëshuara nga universitetet e huaja duhet të jenë të nënshkruara nga titullarët e këtyre institucioneve, në të kundërt dosja do të quhet e paplotë dhe, si e tillë, do të skualifikohet menjëherë nga procesi i shqyrtimit”. Me mbylljen e fazës së pranimit të dosjeve, komisioni i posaçëm do të nisë verifikimin e titujve të studimit dhe përbërjeve të tyre, në mënyrë që të ekuivalentohen sipas programeve që ofrohen në këtë universitet. Bazuar në ligjin e arsimit të lartë, theksohet se lejohet transferimi i studimeve vetëm në nivel akademik dhe jo semestral.