E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Kërkon vëmendjen e mjekëve pediatër

06/09/2009  Gripi i derrave

Shtohen masat e kontrollit nëpër poliklinika dhe shërbimet spitalore për evidentimin e rasteve të reja me gripin e derrave. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë kërkuar, veçanërisht nga mjekët pediatër, që të raportojnë rastet e dyshuara te kjo kategorie në mënyrë më korrekte. Shkak për këtë është bërë mbipopullimi i urgjencës nga fëmijët e vegjël gjatë këtyre ditëve, që përveç problemeve dhe virozave të stinës kanë manifestuar dhe simptoma të ngjashme me ato të gripit. Gjithsej pohohet se janë 600 mostra të mbledhura si raste të dyshuara, por do të jenë analizat ato që do të tregojnë nëse kanë të bëjnë me AH1N1. Zyrtarisht numri i të prekurve në vend mbetet 30, teksa janë edhe 9 raste të tjera, për të cilat analizat paraprake kanë konfirmuar prezencën e gripit A. Për këto të fundit priten përgjigjet përfundimtare që do të vijnë në fillim të javës së ardhshme nga laboratori i referencës në Rumani. "Janë masa të thjeshta, e rëndësishme është që ne duhet të tregojmë kujdes, si MSH dhe MASH, për të parë mbarëvajtjen e procesit arsimor. Këtu nënkupton që te shëndeti i nxënësve numri i mungesave dhe kushtet higjienosanitare që shkollat duhet të kenë. Pra, kuptohet uji i kontrolluar dhe detergjent të zakonshëm", - ka pohuar specialisti në ISHP Dritan Ulqinaku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›