Universitetet në pritje të listës së fituesve
07/09/2009 Drejt mbylljes listat me emrat e kandidatëve fitues për fazën e parë të pranimeve
Pranimet: Shpërndarja e 19702 të drejtave të studimit sipas llojit të degës
Shkon drejt mbylljes llogaritja e rezultatit final për kandidatët që do të pranohen në universitete për vitin akademik 2009-2010, që do të çelet në muajin tetor. Pavarësisht se duhen edhe pak ditë nga shpallja zyrtare e listës së fituesve të fazës së parë, specialistët e APRIAL-it pohojnë se procesi i lidhjes së pikëve me emrat e maturantëve për çdo preferencë të përzgjedhur prej tyre tashmë ka shkuar drejt fundit. Njëkohësisht edhe programi automatik po bën renditjen e fituesve me pikët më të larta në rend zbritës për çdo fakultetet sipas kuotave të miratuara nga qeveria për këtë vit. Burime pranë APRIAL-it pohojnë se brenda tri ditëve të ardhshme do të nisë procesi i shumëfishimit të listave me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për në universitetet sipas rendit zbritës të pikëve që ata kanë arritur për dhjetë preferencat e renditura. Pak ditë më parë burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar se afishimi i listave të kandidatëve fitues në të gjitha universitetet do të ketë përfunduar deri më datën 15 shtator. Pas kësaj date pritet që të çelet procedura e regjistrimeve, për të cilën do të lihet një javë kohë në dispozicion e më do të bëhet shpërndarja sipas kuotave që do të mbeten bosh nga mosrealizimi në fazën e parë.
Pranimet
Faza e parë e pranimeve do të jetë vendimtare në përcaktimin e lëvizjeve që do të bëhen për zbritjen e listës së fituesve apo lëvizjet nga preferencat më të ulëta drejt atyre më lart si pasojë e mbetjes së kuotave të parealizuara. Aktualisht po shkon drejt zyrtarizmit numri i kandidatëve që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta jashtë vendit, por gjithashtu kanë konkurruar edhe në universitetet publike të vendit. Këta të fundit, të cilët kanë zyrtarizuar ndjekjen e studimeve në shtetet e përzgjedhura, nuk do të paraqiten në fazën e parë të regjistrimeve, duke krijuar kështu kuota të parealizuara. Përfitimin e këtyre kuotave do ta kenë kandidatët që janë shpallur fitues në një preferencë të ulët, por duke mbetur një vend bosh në një preferencë më të lartë, programi automatikisht do t’i ngjisë ata në degën më të lartë. Megjithatë, edhe për këtë vit plotësimi i kësaj procedure do të ndiqet tek ata kandidatë që janë shpallur fitues, por që kanë bërë regjistrimin paraprak. Me rregullimin e këtyre lëvizjeve do të mundësohet edhe zbritja e vijës së fituesve që nuk janë shpallur si të tillë në fazën e parë të pranimeve. Këta të fundit do të zënë vendet e mbetura bosh si pasojë e spostimeve të preferencave. Nëse do të rezultojnë sërish kuota të parealizuara, pas fazës së dytë të regjistrimeve do të zbatohet procedura e shpërndarjes së tyre nëpërmjet një tjetër formulari preferencash, që do të plotësohet nga maturantët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi. Kjo praktikë do të ndiqet veçanërisht për universitetet e rretheve, që vazhdimisht raportojnë numrin më të lartë të degëve me kuota të paplotësuara. Më të privilegjuarit për marrjen e së drejtës së studimit thuhet se janë kandidatët që kanë përzgjedhur si preferenca gjuhët e huaja, që janë vlerësuar edhe me koeficientë të lartë pranimi. Ndërsa kandidatët që kanë përzgjedhur si degë arkitekturën, përveç rezultatit të lëndëve me zgjedhje u merret parasysh edhe rezultati i testimit special.
Kuotat/programet
Tashmë është miratuar dhe lista zyrtare e kuotave për të gjitha universitetet publike të vendit. Në total, sipas aprovimit të dhënë edhe nga qeveria, do të ndjekin studimet e plota për sistemin e ditës rreth 19702 kandidatë. Këto kuota janë të shpërndarë sipas llojit të fakulteteve. Bazuar në preferencat e bëra nga vetë kandidatët, është vënë re se Universiteti i Tiranës mban rekord në numrin e kërkesave të bëra për studimet e vitit që vjen. Njëkohësisht, duke u nisur nga kuotat e miratuara, ky universitet mban edhe fluksin më të lartë të pranimeve krahasuar me institucionet e tjera. Pranimet në universitetet për këtë vit janë shoqëruar me hapjen e një sërë degëve të reja, të cilat kanë ndikuar në shtimin e vendeve për aplikuesit e këtij vitit. Në total do të ofrohen studime publike në 215 degë të ndryshme universitare, të shpërndara këto sipas rretheve.
Afishimi i listave
Nuk do të jenë vetëm fakultetet ato që do të afishojnë listat e kandidatëve fitues për fazën e parë të pranimeve. Për të ndihmuar maturantët e rretheve, specialistët kanë pohuar se këto rezultatet do të shpërndahen edhe në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, të cilat më pas do të mundësojnë publikimin e këtyre listave në të gjitha shkollat e rretheve të tyre, sipas renditjes së fituesve për të 215 programet studimore. Për sistemin e plotë të ditës, janë miratuar si kuota pranimi për studimet publike rreth 19702 kuota pranimi, pjesa dërrmuese e të cilave i përkasin Universitetit të Tiranës.
Procesi i regjistrimeve
Renditja e kandidatëve fitues sipas kuotave të miratuara bëhet automatikisht nga programi kompjuterik në APRIAL. Pas shpalljes së listave fillon regjistrimi, me një afat kohor të përcaktuar jo më shumë se një javë. Pas përfundimit të regjistrimeve bëhet bilanci i vendeve vakantë, çka nuk do të thotë se bëhen shtesa artificiale, por shtesat bëhen duke u ngjitur nga poshtë lart. Nëse në preferencën e parë një kandidat është djegur për pak pikë dhe krijohet një vend bosh, atëherë ai mund të futet në varësi të kuotave të mbetura bosh”, - pohohet nga specialistët e Ministrisë së Arsimit.