E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Qeveria krijon njësinë elitë antikorrupsion

Qeveria afgane njoftoi krijimin e një njësie policore elitë, e specializuar në luftën kundër korrupsionit. Ky hap ndërmerret pas presioneve të shumta nga komuniteti ndërkombëtar për t'i dhënë fund këtij problemi.
"Ky departament do të punojë në koordinim me FBI-në, me Scotland Yard-in në Britaninë e Madhe dhe me EUPOL-in, misioni i policisë së Bashkimit Evropian në Afganistan, i ngarkuar kryesisht me trajnimin e policëve afganë", njoftoi ministri i Brendshëm, Mohammad Hanif Atmar, në një konferencë shtypi në Kabul.
Më tej ai shtoi se qeveria afgane po bën një hap gjigant krijuar një forcë të vendosur pranë policisë kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›