E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Rossi mund të mungojë në dy ndeshje

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës për Romën.
Gazeta Leggo njofton se trajtimi i mesfushorit nuk po shkon ashtu siç pritej, kështu që 36-vjeçari mund të detyrohet të kthehet sërish në spital për t'iu nënshtruar ndërhyrjes për të kuruar gurët në veshka.
Sipas të gjitha gjasave, De Rossi do të mungojë në ndeshjen kundër Barit në Olimpico këtë fundjavë, si edhe në atë kundër Atalantas në javën që vjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›