E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: NATO-ja ka dështuar në hetimin e vrasjes së civilëve

Grupi për të drejtat e njeriut, Amensty International ka akuzuar NATO-n se ka dështuar në hetimin e vrasjes së civilëve gjatë fushatës ajrore të aleancës, vitin e kaluar në Libi.

Në një deklaratë të sotme, Amensty International, gjithashtu ka akuzuar NATO-n se nuk ka paguar kompensimin për familjet e civilëve të vrarë në fushatën ajrore.

Ky grup ka dokumentuar rastet e 55 civilëve, përfshirë edhe 16 fëmijë dhe 14 femra, që janë vrarë nga sulmet ajrore të NATO-s në Tripoli, Zliten, Majer, Sirte dhe Brega.

Njëherësh, Amnesty Internantional ka theksuar se NATO-ja ka bërë “përpjekjet të rëndësishme” për evitimin e viktimave civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›