E Shtunë, 31 Tetor 2026

India importon, SHBA eksporton më shumë armatim

India është importuesi më i madh në botë i armatimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj, pasi e përbëjnë gjysmën e eksportit global të armatimit.

Një studim i ri nga Instituti për Kërkime Ndërkombëtare për Paqë në Stokholm të Suedisë, thotë se ndërmjet viteve 2007 dhe 2011, India ka importuar afro 10% të të gjithë armatimit, ndërsa pjesa më e madhe ishte blerë nga Rusia, Britania dhe Izraeli.

Sipas këtij instituti, Shtetet e Bashkuara kanë eksportuar 30% të armatimit në përmasa globale, duke shitur armë në më tepër se 80 vende.

Rusia e mbanë vendin e dytë me 24%, e treta është Gjermania, ndërsa e katërta Franca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›