Reforma Zgjedhore, pritet mbledhja në ora 12:00
TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore, pritet të mblidhet mesditën e sotme rreth orës 12:00 për të vijuar me diskutimin për cështjet kyce që po mbajnë peng përfundimin e Reformës Zgjedhore, që janë: riformatimi i KQZ, ankimimi dhe teknologjia.
Në takimin e dytë pas shtyrjes së afatit të reformës nga ana e Parlamentit të deri më datë 10 Korrik, socialistët vijnë me propozimet e raja të bëra më 27 qershor, sipas të cilave të majtët janë tërhequr nga teknologjia, por jo nga hapja e kutive.
Palët ende nuk kanë mundur të gjejnë konsensusin për cështjet kyce që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ, procesin e ankimimit si dhe rekomandimet e ODIHR për teknologjinë e zgjedhjeve.
Afati për miratimin e Reformës Zgjedhorë është data 10 korrik. Realizimi i reformës zgjedhore është një ndër përparësitë kyçe që Brukseli i ka përcaktuar Shqipërisë në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat.
Të rejat e propozimit të PS
1. Për KQZ shtohet skema e propozimit duke përfshirë në skemën e institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë në fushën e zgjedhjeve si dhe mundësia e partive parlamentare të përzgjedhin kandidaturat.
2. Teknologjia e numërimit të zbatohet projekt pjesor, jo më pak se 10 përqind të zgjedhësve;
3. Procedurat e verifikimit në QV të jenë Off line dhe të zbatohen në QV e njësive vedore me mbi 20 mijë zgjedhës (pra qendrat urbane) --këto përmbushin edhe sugjerimin e ODIHR për zbatim gradual të teknologjisë;
4. PS i qendron varintit për marrjen e provave nga dy anëtarë të KQZ-së (shiko pikën 3 të nenit 136).
(e.m/BalkanWeb)