E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI kritikon Kinën

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka burgosur dhe frikësuar dhjetëra uigurë etnik, në rajonin perëndimor Xinjang, pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin e kësaj zone tri vite më parë.

Në korrik të vitit 2009, në kryeqytetin Urumki pat shpërthyer dhuna ndërmjet komunitetit shumicë-kinez dhe pakicës uigure myslimane, duke lënë të vdekur afro 200 persona.

Që nga atëherë, Kina ka ekzekutuar nëntë persona, të cilët akuzoheshin për nxitjen dhe kurdisjen e përleshjeve, ndërsa ka burgosur qindra të tjerë.

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Amnesty Internatioanl bëri të ditur se ka dëshmi të reja për se Pekini po vazhdon “frikësimin” e familjeve që kërkojnë informata për të afërmit e zhdukur, të cilët ngarkoheshin me akuzat për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas protestave të vitit 2009.

Sipas AI, dhjetëra familje të uigurëve kanë dalë publikisht me rrëfimet e tyre për anëtarët familjarë, që mbesin të zhdukur që kur ndodhën përleshjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›