E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli mohon të ketë helmuar Arafatin

Izraeli ka mohuar çfarëdo përfshirje në vrasjen e presidentit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat, pas testeve të bëra nga një laborator në Zvicër, të cilat zbuluan praninë e poloniumit radioaktiv në gjësendet e shfrytëzuara nga Arafati pak para vdekjes së tij.

Avi Dichter, ish-kryesues i shërbimit izraelit të inteligjencës, Shin Bet, deklaroi:”Izraeli nuk ka qenë i përfshirë në procesin e helmimit të ushqimit apo të gjësendeve të Yasser Arafatit. Shin Beti nuk ka përgatitur ushqimin për Arafatin dhe duhet të thuhet se ai ka pasur shumë armiq të brendshëm dhe të jashtëm”.

“Sëmundja nga e cila ka vuajtur Arafati ka qenë humbja e mundësisë për të vendosur paqe, pasi që ai si udhëheqës palestinez ka pasur mundësi të arrijë marrëveshjen paqësore me Izraelin, por ai nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, gjë që krijoi probleme për të dy palët”, shtoi ai.

Palestinezët kanë bërë akuza të shumta në adresë të Izraelit në lidhje me vdekjen e Arafatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›