E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasëm e përgjakshme në Afganistan

Një kamikaze ka hedhur veten në erë ndërsa do të merrte pjesë në një festë martesore, në provincën Samangan, në veri të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave , ndër të cilët edhe një nga eksponentët e lartë të qeverisjes locale, dhe anëtar i parlamentit Ahmad Khan. Nga sulmi janë plagosur edhe 30 të tjerë.

Autoritetet në pjesën veriore të Afganistanit, konfirmuan vdekjen e të dhjetëra personave. Sulmi ndodhi gjatë dasmës së vajzës, në Ajbak, që është kryeqendra e provincës. Babai i vajzës, uzbek etnik, ishte i njohur si mbështetës i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai. Gjithashtu, ishte rival i gjeneralit Abdul Rashit Dostum, komandant i fuqishëm nga ish Aleanca Veriore dhe njëri nga politikanët më të njohur uzbekë në Afganistan. Në mesin e të vrarëve nga sulmi me bombë ishin edhe shefi provincial i inteligjencës dhe një komandant i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit.
 

Talebanët i kanë hedhur poshtë pohimet për përfshirje të tyre në këtë sulm, dhe kanë thënë se Samangani, i pari i dasmës, mund të ketë qenë objekt i sulmit për shkat të rivaliteteteve personale.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›