AIDA Shume biznese interes per te investuar ne Shqiperi

Bizneset e huaja italiane e greke janë duke menduar serizosht të zhvendosin aktivitet e tyre, në Shqipëri, falë taksave e të ulta që ka vendi ynë. Mësohet se nga takimet që që bizneset vendase kanë zhivlluar me investiorët të huaj, këta të fundit vlerësojnë si të favorshme klimën e biznesit që ekziston ne Shqipëri, veçanërisht barrën e ulët fiskale, e cila është premtuar të reduktohet edhe më.
Ndërkaq, Agjencia e investimeve të huaja direkte, AIDA bën të ditur se për këtë vit ka pritur një numër të madh biznesesh të huaja që interesohen të investojnë në vendin tonë. Eneida Guria, drejtiuese e kësaj agjencie konstaton se edhe për këtë vijon të jetë I lartë interesi per të investuar në sektorin e energjisë së rinovueshme, turizmit dhe përpunimit te mbetjeve të ngurta.
Sipas zonjës Guria, si rezultat i këtij interesi të lartë, ka shumë mundësi që brenda këtij viti të shihen edhe investimet e para të konkretizuara.
Referuar konferencës ndërkombëtare të investimeve të huaja direkte organizuar nga Banka Islamike për Zhvillim, drejtuesja e agjencisë së investimeve tregon se u vu re një numër shumë I lartë I bizneseve, të cilët u regjistruan për të marrë pjesë në këtë konferencë. Sipas saj, bëhet fjalë për rreth 350 bizneseve, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre zhvilluan takimeve të veçanta me bizneset shqiptare.