Spanja kerkon zyrtarisht ndihme nga Eurogrup
Madridi ka kërkuar të hënën zyrtarisht ndihmën nga Eurogrupi. Objektivi kryesor është rikapitalizimi i bankave spanjolle të cilat vuajnë nga kreditë e këqija të shkaktuara nga sektori i pasurive të patundshme. Qeveria e Spanjës ka bërë publike letrën zyrtare ku kërkon ndërhyrjen e Eurozonës, por pa përcaktuar shumën për të cilën ka nevojë.
Ndërkohë që nga Brukseli zëdhënësi i komisionerit për cështjet monetarë Olli Rehn, Amadeu Altafaj ka thënë se KE ka besim në arritjen e një marrëveshje brenda disa javësh.
Unë jam i bindur se përfundimi i një marrëveshje për memorandumin e mirëkuptimit është një çështje javësh, kështu që ne mund të vazhdojë me përpjekjet e ristrukturimit. Ristrukturimi i sektorit bankar është çelësi për të përforcuar besimin në ekonominë spanjolle dhe për të rivendosur kushtet për aksesin e duhur për marrjen e kredive nga kompanitë dhe familjet për të mbështetur rimëkëmbjen. "
Gjatë javës së kaluar dy konsulentë të pavarur të zgjedhur nga Spanja përcaktuan se në skenarët më të këqinj nevoja për rikapitalizim të bankave rezultonte mes 52 deri në 62 miliardë euro. Ndërsa më parë Eurogrupi përcaktoi se një ndërhyrje e mundshme ndaj sistemit bankar spanjoll do të arrinte shifrën e 100 miliardëve euro. Gjethsesi Madridi do të paraqesë një kërkesë më të detajuar më 9 korrik në takimin e radhës së ministrave të financave të zonës euro.
"Kushtëzimi do të zbatohet për bankat që do të rikapitalizohen dhe për të gjithë sektorin bankar spanjoll në tërësi, duke përfshirë mbikëqyrjen e tij dhe kërkesat rregullatore. Për më tepër ne presim që Spanja të mbajë të njëjtën vendosmëri dhe vrull në reformat që mund të sjellin rritje të qëndrueshme dhe më shumë vende pune dhe për këtë duhet të respektojë angazhimet e saj sipas procedurës për deficitin e lartë ".
Në ditët e mëparshme BQE ka vendosur të përdorë kriteret mbi kolatralin që do të thotë se do të pranojë tituj qeveritarë spanjoll si garanci për dhënien e rifinancimit për bankat tregtare.