E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ritme pozitive te tregut imobiliar

Tregu i shitblerjes së apartamenteve po i rikthehet ritmeve pozitive.   Sipas të dhënave në “Century 21 Albania”, të mbledhura nga rrjeti i agjencive në qytete të ndryshme të vendit, ecuria e shitjeve tregon se numri i transaksioneve për apartamente është rritur me rreth 10% në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, ndërkohë që transaksionet mbi pronat komerciale kanë mbetur praktikisht në të njëjtat nivele. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti është vënë re gjithashtu se ka pasur një rritje të numrit të shitblerjeve, ndërkohë që një gjë e tillë ndodh më shpesh sipas karkateristikave të tregut imobiliar në vend, në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit. Nga ana tjetër, çmimet e apartamenteve vazhdojnë të mbeten relativisht stabël, ndërkohë që në treg ka ofertë të madhe, të tipit të pronave, zonave apo çmimeve. Megjithatë kërkesa vazhdon të pësojë ndryshime në funksion të pritshmërisë së konsumatorëve, gjendjes së tyre ekonomike si dhe kontekstit të përgjithshëm social-ekonomik që karakterizon vendin. Në treg vijon të rritet kërkesa për apartamente me sipërfaqe të vogla, kryesisht kërkesën më të madhe të blerësve e kanë apartamentet 1 +1 dhe 2+1 të cilat ofrohen me një cmim nga 40 mijë në 70 mijë euro. Këto lloj çmimesh ofrohen për apartamente që kryesisht janë në periferi në Tiranës dhe në pjesën dërrmuese janë ndërtime të reja.
Blerësit tipikë janë të moshës 30-40 vjeç dhe dominon gjithnjë e më shumë blerja përmes kredive.
Ndryshe nga një vit më parë ka rritje me 50% të transaksioneve të kryera mbi prona që kanë një titull pronësie, kjo falë edhe vendimeve të qeverisë për të lehtësuar procedurat dhe burokracitë për marrjen e një titulli pronësie. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›