E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa e re Kryeministri bashkebisedim me te rinjte evropian

Modeli drejt një Europe të re u trajtua gjerësisht gjatë një bashkëbisedimi mes Kryeministrit, Sali berisha dhe të rinjve të Europës. Gjatë fjalës së tiju, kreu i qeverisë shqiptare i mëshoi me forcë faktit se është pikërisht ideali evropian ai i cili ka bërë që vendet e Ballkanit të kenë këtë zhvillim që kanë sot. 
“Nuk ka rajon në Europë sa ai i Ballkanit. Vende që luftonin me njëra-tjetrën më parë, sot po punojnë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Vlerat dhe ideali europian janë forca që na shtyn për një të ardhme të përbashkët. Ky ideal udhëheq kombet tona drejt një Europë të re, ndaj më pëlqen shumë ideja juaj për një Europë të re, sepse avancon progresin. Në Ballkan forca e vërtetë shtytëse ishte ideali i integrimit në BE.  Kjo është arsyeja për të cilën në kemi ndryshuar kaq shumë dhe po funksionon, po punojmë për të plotësuar standarde kritere të domosdoshëm për tu integruar në BE”, vuri në dukje Berisha, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë evropianë. 
Megjithatë, Kryeministri nxori në pah dhe efektet me të cilat shoqërohet ky eksperiment. 
“Në këtë eksperiment kaq të madh ka gabime, gabime të pashmangshme, një ndër to themelimi i euros. Nuk ishte gabim ideja e një monedhe të përbashkët, por themelet e saj duhet të ishin studiuar dhe implemntuar më mirë. Tani Europa po përballet me problem serioze, por një gjë është e sigurt kjo nuk është vetëm kriza e euros, por është një thirrje për Europën të marrin reforma e përpjekje më të mëdha për ta zgjidhur krizën e euros, për të përballur me eficencë të madhe atë që bota perëndimore krijoi, globalizimi, që është një nga arritjet më të jashtzakonshmë të planetit. Pro ajo kërkon t'i përshtatemi të gjithë sistemit, nuk kemi asnjë arsye për të qenë të palumtur për globalizimin”, u shpreh Berisha, sa i takon një çështje të tillë. 
Ndërkohë që gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha i njohu të rinjtë evropianë me zhvillimet, arritjet dhe potencialet e mëdha që ofron vendi Shqipëria.
Por krahas zhvillimeve që ka ndjerë vendi ynë, kreu i ekzekutivit nuk mund të mos evidentonte dhe vështirësitë që ka hasur ai për shkak të politiks konfliktuale të opozitës parlamentare. 
Sipas tij, është pikërisht opozita dhe lideri i saj që bllokojnë reformave, në një kohë që mazhoranca është e vendosur për të ofruar konsensus. 
Njëkohësisht, qëndruar në këtë pikë, Kryeministri iu referua përplasjeve mes palëve në komisionin për reformën zgjedhore, ku sipas tij, më shumë se sa një përplasej me mazhorancën apozita po e bën këtë me ODIHR-in në lidhje me kërkesat për numërim elektronik. 
“Janë për t’u shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it. Ata kërkuan që ne të shqyrtojmë dhe ata të propozojnë dhe ne pranuam. Tani përplasen me ODIHR-in, sepse zotëria është një tip shumë obsesiv. Nuk pranon projektin pilot të ODIHR-it dhe bllokon, duke menduar se do fitojë kapital politik”, nënvizoi Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›