E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Berisha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në Mal të Zi

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit Berisha, në Mal të Zi gjatë një vizite zyrtare. Ai është shprehur në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Igor Luksic, se vlerëson progresin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryeministri Berisha ka heshtur përpara ligjit që i mohon shqiptarëve mbajtjen e simboleve kombëtare, sic është flamuri shqiptar.

“Berisha heshti për flamurin e shqiptarëve në Malin e Zi, ai nuk tha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në një kohë që e ka për detyrë t’I mbrojë këto simbole”, thuhet në reagimin e AK.

Sipas AK, Berisha në Mal të Zi është shprehur kundër bashkimit me Kosovën, ndërsa ka konsideruar patriotët shqiptarë si ekstremistë. Aleanca Kuq e Zi deklaron se “Berisha të shqetësohet për ultranacionalistët e Malit të Zi”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›