E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Meta, Presidenca e BE-së: Të befasuar nga vendimi i Gjykatës

Bruksel- Vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen Meta ka befasuar presidencën e Bashkimit Europian, sipas së cilës për vendin tonë është thelbesor progresi në forcimin e shtetit të së drejtës.

Vijojnë të mbeten shqetësime lidhur me funksionimin e shtetit të së drejtës, përfshirë vendimin mbi të ashtu-quajturën çështja Meta, i cili befasoi shumë prej nesh. Është thelbësore që vendi të shënojë progres në fushën e shtetit ligjor dhe të demokracisë.”- u shpreh Nicolai Wamen, ministër për çështjet europiane në Danimarkë.

Ministri danez, Wamen shtoi se presidenca e BE-së përshendet bashkëpunimin e mazhorëncës dhe opozitës lidhur me reformën zgjedhore.

Për sa i përket Shqipërisë, unë mirëpres bashkëpunimin kohët e fundit mes qeverisë dhe opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore.- tha Wamen, duke shtuar se sistemi i drejtësisë dhe forcimi i tij është thelbesor në integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çështja “Meta-Prifti”, gjykata shtyn seancën Tiranë- Seanca gjyqësore ndaj çështjes Meta-Prifti u shty nga Gjykata...
  2. Reforma zgjedhore, Meta: LSI, rol të rëndësishëm Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të luajë një rol të...
  3. Çështja Meta: Kolegji, tjetër refuzim prokuroisë Tiranë – Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi kërkesën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›