E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve në Kosovë, Haxhinasto mbështetje kryeprokurorit të Eulex

TIRANË- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëm Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e EULEX-it, Ambasadorin John Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

Ministri Haxhinasto siguroi Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Ministri Haxhinasto theksoi se EULEX-i ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport.

Nga ana e tij kryeprokurori Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›