Nishani pret komandantin e KFOR-it

Gjatë bisedës mes tyre, dy personalitetet shkëmbyen pikëpamjet mbi forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit mes të gjitha agjencive ligjzbatuese.
Ministri Nishani paraqiti praktikat e mira të bashkëpunimit me të gjithë vendet e rajonit në kuadër të kontrollit kufitar, patrullimeve dhe operacioneve të përbashkëta policore, si dhe goditjen e elementëve dhe veprimtarive kriminale.
“Ndërsa lehtësuam lëvizjen e qytetarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës duke kryer vetëm një kontroll në hyrje në kufi, vetëm në muajt korrik-gusht arritëm të identifikojmë dhe arrestojmë 19 persona të kërkuar nga Shqipëria, Kosova dhe Interpoli”, bëri të ditur në takim Nishani.
Ministri i Brendshëm shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me komandën e KFOR-it dhe autoritetet policore të Kosovës për të goditur çdo dukuri dhe veprimtari kriminale. /Start/
2012-01-25 16:47