E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Berisha po kthen Shqipërinë në koloni ruse dhe azerbaxhanase

Pas Delvinës, Aleanca KuqeZi zhvilloi në mbrëmje një miting në qytetin e Sarandës. Qindra qytetarë iu bashkuan mitingut të kësaj partie. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, deklaroi se kryeministri Sali Berisha po rrezikon sigurinë kombëtare me ndryshimet e fundit në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Spahiu tha se me emërimet e fundit Sali Berisha po i bën karshillëk Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po i hap rrugë influencës lindore në ekonominë e vendit.

Pazaret për ARMO-n dhe Albpetrolin me mafien ruse po rrezikojnë sigurinë kombëtare, deklaroi Spahiu, duke shtuar se SHISH u vu nën kontroll për të mos vepruar, por që të heshtë. Berisha po sillet si perandori i fundit qe po synon te na shnderroj ne koloni ruse dhe azerbaxhanase.

Në mitingun e AK ka folur edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në AK, Lisien Bashkurti. Mitingu u shoqërua nga një koncert me fituesen e Top Fest 2012, Elhaida Dani dhe këngtarin Ylli Baka.

Pak ditë më parë një aksion i AK në qytetin e Sarandës, për të vijëzuar kufirin shqiptar me Greqinë u përkrah nga shumë qytetarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›