E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Greqia bllokon pjesën shqiptare te Kanalit të Korfuzit

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Myslym Pashaj ka shprehur shqetësimin për situatën që po përjeton flota shqiptare e peshkimit në kanalin e Korfuzit.

Ai ka denoncuar faktin se qeveria shqiptare ka fshirë ligjet e brendshme të  kufirit tokësor dhe detarë me qëllim favorizimin e të tilla situatave ku Greqia të ndihet zot e ujërave shqiptare. “Mesi I kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cenim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë. Sipas Z.Pashaj kjo situatë vjen pikërisht nga fshirja e ligjeve të brendshme për territorin, fakt i cili e ka lënë këtë hapësirë të pambrojtur dhe të pa menaxhuar, e për rrjedhoje po krijohen situata delikate dhe të dëmshme në kurriz të shqiptarëve”, theksoi ai.

Pashaj deklaron se ky është një tjetër skandal shtetëror i cili nuk duhet të mos jetë në vëmendjen e strukturave të duhura parandaluese dhe vepruese të shtetit tonë. “Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptarë duhet të marra masa urgjente”, thuhet më tej. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Myslym Pashaj ngre shqetësimin për “fshirjen e ligjeve të brendshme të kufirit shtetëror tokësorë dhe detar, përveçse qarqeve antishqiptare”. /Start/

                                                                                             2012-04-03 11:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›