PDIU: Shovinistët grekë ndërhyrje për censusin në Shqipëri

PDIU thekson se kjo është ndërhyrje e radhës në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se këto deklarata janë të papranueshme.
Mënyra se si do të kryhet procesi i censusit në Shqipëri, është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar, në respektim të plotë të Kushtetutës, e si pasojë të të gjitha traktateve ndërkombëtare, përfshi dhe traktatet për mbrojtjen e minoritetit. Amendamentet e PDIU-së, në ligjin për censusin ishin pikërisht në këtë frymë. Ne amenduam ligjin në fjalë duke shtuar atë që është e vetëkuptueshme, që çdokush ka të drejtë të vetëdeklarohet, por vetëdeklarimi i tij nuk mund të jetë i rremë”, tha Ardit Bido, Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU.
Ai shtoi se zyrtarët e shtetit grekë janë të fundit që mund të akuzojnë PDIU-në për qëndrime shoviniste. “Deklarimi i z. Dolis kundër këtyre ndryshimeve ligjore tregojnë qartazi ëndrrat irredentiste të Athinës zyrtare. Kjo, pasi autoritetet greke, nëpërmjet z. Dolis po pranojnë zyrtarisht që qëllimi i tyre nuk ishte deklarimi i lirë i kombësisë nga minoritarët, por qëllimi i tyre ishte deklarimi i rremë si grekë, i shqiptarëve që për arsye të përballimit të jetës kanë marrë pensione nga Greqia, ose kanë leje qëndrimi të dhëna nga shteti grek”, shtoi. Sipas PDIU-së, zëvendësministri i Jashtëm grek, në mënyrë të hapur mashtron kur thotë se në këtë proces nuk janë marrë parasysh kërkesat e ligjshme të minoritetit. /S.Ll/Start/
2012-04-03 11:39