Rama: Po tentohet vjedhja e mandatit të deputetit në Kuvend

Rama tha se për rastin është informuar edhe faktori ndërkombëtar në Tiranë, teksa paralajmëroi se po shfaqet një krizë e re në Parlament, nëse mazhoranca nuk i jep zgjidhje këtij problemi. “Ne jemi të shqetësues për një tjetër goditje antidemokratike ndaj opozitës në Kuvend. Ku në udhëheqjen e spikeres së Kuvendit, po tentohet vjedhja e një mandati të një deputeti opozitar. Ne kemi kërkuar që kjo çështje të zgjidhet përmes arsyes. Por askush nuk mund të mendojë se do të mund të kryhet një tjetër akt pervers si ato në zgjedhjet e 8 majit”, theksoi Rama.
“Apeli im është që kryeministri të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe të mos hapë probleme në Parlament. Ende shpresojmë se ky problem nuk do të kthehet në një krizë të re politike”, shtoi ai.
Më tej, kreu i opozitës u ndal tek bujqësia dhe nxitja e prodhimit bujqësor. Duke përshëndetur një propozim të mazhorancës për nxitjen e bashkëpunimit midis fermerëve, Rama tha se Partia Socialiste do ta mbështesë në parim këtë projektligj, teksa shtoi se do të bëhen disa propozime në këtë drejtim.
“S’mund të na vijë mirë që qeveria pas 7 vitesh për fshatin ka kopjuar një nismë tonë nga Rilindja Shqiptare, ka sjellë një projektligj për të organizuar fermerët. Ky është një projektligj jo larg standardeve të Bashkimit Evropian, por e mbështesim dhe ne do ta votojmë pro në parim. Zhvillimi rural është një nga shtyllat e programit tonë dhe rilindjen do ta bëjmë të mundur vetëm nëse qeveria braktis indiferencën e saj ndaj fshatit. Ne do të kërkojmë me ngulm dy nisma, si për uljen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së për prodhimet bujqësore. Çmimi i naftës në bujqësi është 4 herë e gjysmë më i lartë se sa premtimi i kryeministrit për fermerët. Qeveria ka lejuar shtrenjtimin e naftës për bujqësinë duke e trefishuar naftën. Për çdo litër naftë, fermerët paguajnë edhe 77 lekë taksë. Kjo është shkatërruese për prodhimin bujqësor. PS propozon TVSH zero për plehrat bujqësore dhe makineritë bujqësore, dhe ulje të TVSH-së për farat bujqësore”, tha. /S.Ll/Start/
2012-04-03 12:42