E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet i kërkuari prej 4 vitesh

Në pranga përfundoi Bari Delaj, 28-vjeç, në fshatin Nikç, Komuna Kelmend, të rrethit Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër që me datë 12.12.2007, pasi Gjykata  e Apelit Shkodër me Vendim të formës te prerë, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprat penale “ Prodhim dhe shitje të Narkotikeve” si dhe “Mbajtje prodhim dhe transportim të substancave Kimike”.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Bari Delaj, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2011-10-04 10:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›