AK: Mungesë transparence në shitjen e Albpetrolit

Sekretari për Çështjet Ekonomike në Aleancën KuqeZi, Dashamir Uruçi, u shpreh se kanë dalë në shitje të gjitha pasuritë e vendit për të mbajtur në këmbë qeverinë aktuale.
“Privatizimi i shpejtë i Albpetrolit nëpërmjet një konkurrimi problematik i ka hapur rrugën dyshimeve te shumta si dhe ka rritur shqetësimin në opinionin publik të vendit. Gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se paratë e ofruara në këtë tendër në vlerat 850 milion euro si dhe 790 milion euro si dhe vlerat e kompanive te tjera nuk janë rrjedhoje e konkurrimit por rrjedhoje e bashkëpunimit dhe marrëveshjeve paraprake midis konkurrentëve dhe segmenteve të caktuara pranë kreut të qeverisë”, theksoi ai.
Uruçi tha se pjesëmarrja në këtë tender e kompanive pa asnjë eksperiencë në fushën e naftës. flet hapur për mungese transparence dhe interesa klienteliste.“Shfrytëzimi barbar i naftës në fushat naftëmbajtëse në Marinëz, Roskovec, Zharrëz, Sheqishte dhe Patos po shoqërohet me lëkundje të herëpashershme të tokës, të cilat kanë dëmtuar rende banesat e popullsisë në ato zona. Ata njerëz jetojnë mbi arin e zi dhe me zor sigurojnë kushtet minimale të jetesës. Aleanca Kuqezi denoncon me force politikat ekonomike te qeverise aktuale te cilat po shesin çdo gjë që prodhon para dhe të mira materiale”, shtoi. /Start/
2012-09-13 15:36