AK: Ndryshim të kastës politike, kufizim të mandateve
Aleanca Kuq e Zi ka nisur aksionin e ri politik, në bazë të të cilit janë kërkesat për ndryshime ligjore dhe kushtetuese.
Sipas AK-së, rinovimi i klasës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është një domosdoshmëri për çlirimin e demokracisë.
Aleanca konsideron të nevojshme kufizimin e mandateve për kryetarët e partive, kryeministrit, krerëve të komunave dhe Bashkive, për të mos e lënë vendin në një diktaturë moderne.
Mandatet e përjetshme janë diktaturë moderne. Partitë politike që nga krijimi nuk i ndryshojnë kryetarët. Tirana, Prishtina, dhe Shkupi janë oligarki politike.- nënvizon aleanca.