E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remontet, pa energji komuna dhe bashki në të gjithë vendin

CEZ Shpërndarja ka parashikuar të kryejë remonte në rrjetin e saj duke lenë pa energji elektrike bashki dhe komuna në të gjithë territorin e vendit. Remontet do të fillojnë më datë 16 janar dhe do të zgjasin katër ditë. Sipas njoftimit të CEZ Shpërndarjes, ndërprerjet e energjisë do të fillojnë nga ora 9.00 e paradites deri në 13.00 apo 14.00 të pasdites sipas zonave të ndryshme.

Komunat dhe bashkitë në të cilat janë parashikuar ndërprerje energjie për shkak të remonteve janë: një pjesë e bashkisë Korçë, bashkia Laç, Rubiku, disa lagje në Shkodër, Gjirokastra bashkë me komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Potom, Lazarat, etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›