E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet për në shtator, gjyqi për video-përgjimin Meta-Prifti

Gjyqi për video-përgjimin Meta-Prifti është shtyrë për në datën 9 shtator në orën 13:00. Ndërkohë që sot në Gjykatën e Lartë, ishte parashikuar zhvillimi i seancës së radhës ku do të përzgjidheshin ekspertët e rinj, që do të verifikonin videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.

Në seancën e kaluar, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.

Kreu i LSI-së, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë për tërheqjen e një prove. Ai theksoi në një deklaratë për mediat, se Prokuroria tërhoqi të vetmen provë origjinale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›