E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, vrau me sopat 38-vjeçarin, arrestohet

 Policia e Korçës, bëri me dije se është arrestuar shtetasi Gurali Dikellari, 51-vjeç, i dënuar më parë për “trafikimin e armëve dhe municioneve”.

Nga këqyrja e kufomës rezulton të jetë vrarë me mjete të forta prerëse.  Gjate këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 sëpatë, 1 sqepar, një xhup me ngjyrë të zezë, të cilat ishin të njollosura me një lende në ngjyrë të ngjashme me atë të gjakut.

Gjithashtu është bërë dhe kontrolli i celularit të të dyshuarit, ku  janë gjetur disa mesazhe (SMS) të cilat në përmbajtjen e tyre, kanë të bëjnë me trafikimin e një minoreneje në moshë 17 vjeçare. U kryen veprimet për veprat penale  te  “Vrasje me dashje“ dhe “Trafikim të të miturve “. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-12-19 09:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›