E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshtë 104 vjec, por ka një profil në facebook

SOPOTON - Eshtë 104 vjec, dhe duhet të jetë përdoruesi më i vjetër i rrjetit social facebook. 

"E vërteta është se unë kam lindur në 1908, por nuk i fsheh vitet e mia, megjithëse Facebook nuk më lejon për disa arsye, të vendos kohën e lindjes në vitin 1908. Përse? Moshat e vjetra nuk kanë të drejtën e pjesëmarrjes në rrjete sociale? Siç mund ta merrni me mend, është e pamundur që unë të shkruaj vetë në këtë sistem. Për këtë arsye, nipërit e mi më informojnë dhe më ndihmojnë dhe nëpërmjet tyre unë jam në gjendje për të marrë pjesë."

Këto fjalë shkruan 104 vjecari në profilin e tij, ku ka postuar edhe një foto të kohëve të fundit.

Sipas informacionit në fb, Leonidas Panoutsopoulos, jeton në Sopoton, Akhaia, është i ve, ka fëmijë, nipër e mbesa dhe nëntë stërnipër e stërmbesa, më i madhi nga të cilët e ka kaluar moshën 30 vjeç.

Nga ajo që duket, 104 vjecari është shumë popullor dhe ka më shumë se 270 "miq" virtualë, të cilët bëjnë “like” për të gjitha postimet e tij. 

(a.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›