E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, goditet grupi i vjedhësve

Në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, nga operacioni policor i koduar “Fundviti”, u arrestua në flagrancë shtetasit E. E, 15-vjeç, me arsim 9- klase, lindur e banues ne qytetin e Sarandës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë (emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve) janë autorë të  disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytetin e Sarandës në kohë e vende të ndryshme.

Policia e Qarkut të Vlorës bëri me dije se po punohet për arrestimin e katër të rinjve, duke theksuar se pritet të arrestohen shumë shpejt. Të rinjtë akuzohen për 7 vjedhje të ndryshme të banesave dhe lokaleve në këtë qytet. Disa prej të rinjve ishin arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, por pas lirimit të tyre, ata janë organizuar sërish në aktivitetin kriminal, duke marrë edhe anëtarë të rinj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-19 08:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›