AK: Po fyhen simbolet e kombit në sy të shqiptarëve
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi e cilësoi një skandal mungesën e flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij.
“Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë.”- thuhet në reagimin e Aleancës.
Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi dënoi heshtjen e Tiranës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se po gjunjëzohet përballë fyerjes së simboleve kombëtare.
“Maqedonia si Mali i Zi i kanë fobi ngjyrat kuqezi. Heshtja e Tiranës zyrtare është një gjunjëzim skllavëror.” – thekson Aleanca Kuq e Zi.
(er.nu/BalkanWeb)