Shkodër, tritol në banesën e Admir Tafilit, dyshohet për hakmarrje
SHKODER – Një sasi e vogël tritoli shpërtheu në mesnatë në oborrin e një banese private në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Admir Tafili, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mësohet se në momentin e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë njeri në banesë, ndërkohë që mbeten të panjohur autorët e ngjarjes.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë që dyshohet se banesa e Tafilit është sulmuar për shkaqe hakmarrje.
Admir Tafili është një emër i njohur për drejtësinë Shqiptare. Ai ndodhet aktualisht në burg si i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi në Grudë të Shkodrës.
Tafili u arrestua në 18 mars të vitit të shkuar, pasi ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin për plagosjen e ish-shefit të policisë së Malësisë së Madhe, Prele Pjetrushi.
Gjatë arratisë Admir Tafili ka ekzekutuar me armë edhe vëllezërit Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi.
(er.nu/BalkanWeb)