TV të lidhur me internet, normë nga 2015-a
Televizorët e lidhur me internet priten të jenë një normë në vitin 2015-të. 80% e televizorëve që do të shiten gjatë vitit 2014 do të jenë pajisje të zgjuara ndërsa në vitin 2011 kjo përqindje ishte 27.
Japonia është vendi që prin teknologjinë e televizorëve të lidhur me internet. Gjatë vitit 2011 në këtë vend 59% e televizorëve ishin smart.
Ndërsa në SHBA dhe Kinë niveli ishte në 29%. Kurse sa i takon Evropës ajo mbetet pas tyre me vetëm 24% e televizorëve të shitur ishin me lidhje interneti.
Në një kohë kur televizori i lidhur me internet po bëhet normale, prodhuesit e tyre kanë nisur që tani që 60 deri në 80% të TV-ve ti kenë me një lidhje të tillë.