E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me pergjimet Manjani Pergjegjesit e videos autoret e 21 janarit

Skandali i video-përgjimeve ka sjellë reagimin e ashpër Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një dalje publike, sekretari për çështjet ligjore pranë LSI-së, Ylli Manjani reagoi lidhur me videon e publikuar mbrëmë në emisionin “Opinion”. Kështu, duke iu referuar pikërisht kësaj video si dhe vendimit të Gjykatës së Lartë për kreun e LSI-së Meta, Manjani deklaroi se “gjykata tregoi se video ishte e montuar dhe ishte e skenuar nga Edi Rama”. Madje, duke shkuar më tej, manjani lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë si për protagonistët e vidos ashtu dhe për autorët e saj.
“Përgjegjësit e videos janë autorët e 21 janarit. Zotërinjtë limon të shtrydhur që kapën vetën në flagrancë, nuk kanë mbështetje të LSI-së, pasi ato prej kohësh kanë bërë zgejdhjen e tyre, kanë kërkuar dhe janë strehuar nën sqetullën e Ramës. Por I garantojmë ato sëbashku me kreun e PS-së se jo as streha e Ranmës as imuniteti juridik i garantuar nga prokuroria, nuk mund t’i shpëtojnë përgjiegjëisë ligjore. Janë pikërisht këto njerëz pjesë dhe përgjegjës të dhunë së 21 janarit dhe nuk do të kenë mundësi t’i shpëtojnë drejtësisë”, deklaroi manjani, lidhur me një çështje të tillë.
Ndërkohë, e gjykuar në këtë formë nga LSI-ja, Manjani i bëri thirrje lidershipit socialist që të kërkojë ndjesë publike për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›