Heqja e vizave me Serbinë, AK: PD-PS braktisën Kosovën
ELBASAN- Aleanca Kuq e Zi nga qyteti i Elbasanit ka kritikuar ashpër forcat politike në vend si dhe vendimin e Kuvendit për heqjen e vizave me Serbinë.
Përfaqësuesi i AK, Kreshnik Spahiu, njëherësh nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke folur para tyre u shpreh se Aleanca qëndron mbi partitë politike dhe alternativë e saj është kombi mbi gjithçka. Ai kritikoi Kuvendin për heqjen e regjimit te vizave me Serbinë duke nënvizuar se me këtë marrëveshje si mazhoranca ashtu edhe opozita e braktisën Kosovën në favor të Serbisë.
Aleanca Kuqezi ka vijuar dje turin e saj në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim të zhvilluar në kalanë e lashtë të këtij qyteti morën pjesë shumë të rinj si dhe mjaft intelektualë e biznesmenë të njohur.
(e.m/BalkanWeb)