E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Basha: Parashikon 33 metra katrorë rrugë të reja

Tiranë- Buxheti 2012 i bashkisë së më të madhe në vend parashikon ndërtimin e 65 mijë metrave katrorë rrugë, nga të cilat 50 % të reja. Këtë deklaratë e bëri kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë konsultimit të tij me banoret e njësisë nr.4 në kryeqytet. Në fjalën e tij Basha u shpreh se me vemëndje të veçantë në këtë projektbuxhet është trajtuar infrastruktura.

Ne projektbuxhet parashikohet ndërtimi i rreth 65 mijë metrash katrorë rrugë, nga të cilat 33 mijë katrorë do të jenë rrugë tërësisht të reja.- tha Basha.

Sipas kryebashkiaukut, Basha buxheti i ri i bashkisë parashikon rikonstruksion dhe ndërtim rrugësh, çerdhësh, shkollash dhe kopshtesh të reja.

Riskostruksionin e 153 mijë metrave katrorë të rrugëve egzistuese, rikustruksionin e afro 80 mijë metra katrorë trotuarësh si dhe ndërtimin e dy urave në qytet. Buxheti do të paguajë ndërtimin 4 shkollave të reja 9 vjeçare, 2 shkollave të mesme, 3 kopshte si dhe 2 çerdhe të reja. Do të rikonstruktohen 11 kopshte  dhe 5 çerdhe të tjera - u shpreh Basha.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Lehtësi fiskale, biznesi që hap vende të reja pune Tiranë- Lehtësi fiskale për biznesin që hap vende të reja...
  2. Pr/buxheti 2012, Basha konsultime me banorët e njësisë 11 Tiranë- Projekt buxheti i Bashkisë së Tiranës është bërë pjesë...
  3. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Rritje e investimeve, reduktim i shpenzimeve Tiranë- Buxheti 2012 i Bashkisë së Tiranës parashikon më shumë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›