E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, Basha: Konsultimet me qytetarët, në janar

Tiranë- Konsultimi me qyetarët i Planit urbanistik të kryeqytetit do të fillojë në janar të vitit që vjen. Kështu u shpreh sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi me arkitektët dhe urbanistët e rinj të universitetit Polis.

Kreu i bashkisë, Basha shtoi se ky plan do të konsultohet si me qytetarët e Tiranës ashtu edhe me grupet e interest.

Duke filluar nga muaji janar dhe shkurt, autorë të tjerë të planit urbanistik të Tiranës janë vetë qytetarët e Tiranës. Të grupuar në grupe interesi, biznesi, arti, kultura, sporti, rinia, mosha e tretë, specialistët e infrastrukturës të grupuar sipas shoqatave apo organizimeve të tjera që kanë dhe natyrisht qytetarët si aksionerë, si përgjegjës dhe si konsumues të realitetit qytetar, siç jetojnë në lagjet e tyre apo aty ku kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm, punën, mësimin në shkolla etj.- tha Basha.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Plani Urbanistik, Basha: 5 unaza të reja për Tiranën Tiranë- Plani i ri Urbanistik i Tiranës parashikon që qyteti...
  2. Tiranë, plani i ri urbanistik, përtej vijës së verdhë Tiranë- Qëndra e Tiranës dhe komunat e saj do të...
  3. Tirana metropolitane, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit Bashki-Komuna Tiranë- Plani Urbanistik i Tiranës do të realizohet në bashkëpunim...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›