E Shtunë, 31 Tetor 2026

Licenca e tretë 3G, Pollo: Së shpejti nis gara

Tiranë- Gara për licencën e tretë 3 G në tregun e telefonisë celulare në vend do të nisë pas pak ditësh, dhe licenca pritet të jepet gjatë muajve janar-shkurt. Këtë deklaratë e bëri ministri i Inovacionit dhe TIK, Genc Pollo gjatë punimeve të forumit të rradhës qeveri-biznes-universitete.

Besoj se licenca e tretë, që do të jepet në muajt janar ose shkurt, pas procesit të tenderimit që fillon këto ditë, do të kontribuojë më shumë në këtë drejtim. tha Pollo. 

Sipas ministrit Pollo dhënia e licencës së tretë 3G për kompanitë celularë që operojnë në vendin tonë do të sjellë rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së internetit, por edhe uljen e çmimit të tij.             

Së shpejti ne do të fillojmë procesin për licencën e tretë për 3G, për operatorët mobilë, çka do të rrisë më shumë përdorimin me cilësi të internetit të shpejtë, duke ulur më tej çmimet në tregun përkatës dhe duke bërë që interneti të jetë i mundshëm, jo vetëm në çdo skaj të Shqipërisë, por të jetë i përballueshëm për çdo përdorues.- deklaroi ministri Genc Pollo.

Licenca e parë 3G në tregun shqiptar iu dha operatorit celular Vodafone në dhjetor të vitit të shkuar, kundrejt çmimit 31,4 milionë Euro. Ndërsa licenca e dytë 3G iu dha operatorit celular AMC kundrejt çmimit 15,1  milionë Euro, në tetor 2011.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. ILDKP, nis hetimin për pasuritë e ministrit Pollo Tiranë- Nis hetimi ndaj pasurisë së ministrit Genc Pollo procedura...
  2. Lufta antikorrupsion, Pollo: Pro kufizimit të imunitetit Tiranë- Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo gjatë takimit...
  3. Dixhitalizimi, Pollo: Po hedhim hapa për një hartografi dhe gjeodezi moderne Tiranë- Me ndërtimin e GIS ( sistemi gjeografik i informimit) po...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›