AK, Spahiu: PD e PS, marrëveshje të fshehtë
DURRES- Kreu i Aleances Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka akuzuar dy partite kryesore ne vend se jane bere bashke per ruajtjen e pozitave, interesave dhe mosberjen e reformes zgjedhore.
Deklarata u be sot, ne Durres gjate ceremonise se zgjedhjes së 500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë që do të mbahet në muajin maj.
Sipas Spahiut mes PD-se dhe PS ka nje marreveshje te fshehte. Ekziston një marrëveshje e fshehtë që po e çon Shqipërinë drejt një rreziku të ri. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike duhet të zbardhin bisedat e tyre, ato biseda që synojnë të mbajnë në pushtet Berishën, tha Spahiu.
Ai deklaroi se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk janë të interesuar të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, sepse duke bërë këtë, do të cënonin monopolin që kanë ata në drejtimin e shtetit.
Spahiu ka bere me dije edhe kushtet qe partia e tij ka per dy partite e medhate.
Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krododil të tyre: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votes proporcional kombëtar; të njihet vota e shqiptarëve; numërim elektronik, nuk mund të lejojme që votat të numërohen nga burimet njerëzore dhe hapësire mediatike”- tha Spahiu, duke premtuar se nese partia nuk ka sukses ne zgjedhje ai do te terhiqet nga politika.