Tensionohet situata në Maqedoni, PDSH: BDI po i përulet politikave nacionaliste
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë persona nga grupi që dhunoi nxënësit shqiptarë pak ditë më parë në Shkup. Të arrestuarit janë një grup 17 dhe 19 vjeçarësh.

Menduh Thaçi
Ditën e djeshme në Maqedoni janë shënuar një sërë incidentesh të karakterit të ngjashme me dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë. Incidente të tilla janë përsëritur në Shkup dhe Tetovë. Këtë herë kanë qenë shqiptarët ata të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj maqedonasve.
Kryeministrin Nikolla Gruevski duke bërë thirrje për respektimin e bashkëjetesës ka kërkuar dënimin e dhunuesve. “Dënoj sjelljen e disa personave që pamenduar i marrin ato hapa. Kjo është e paguximshme dhe e pandershme dhe e paligjshme. U bëj apel të gjithëve të përmbahen nga punë të tilla dhe të ndikojnë tek të rinjtë dhe prindërit e tyre dhe mësimdhënësit të veprojnë në drejtim të sjelljes së arsyeshme të personave të rinj. E di që ata kanë energji të tepërt, por është mirë që ta shpenzojnë në punë pozitive dhe krijuese, e jo në prishjen e qetësisë dhe rehatisë së qytetarëve”, është shprehur Gruevski.
PDSH e Menduh Thaçit se incidentet janë si pasojë e politikës nacionaliste maqedonase të kësaj qeverie, e në anën tjetër përuljen e përfaqësuesve shqiptarë në të, Maqedonia është bërë zonë endemike e krizës”. Tensioni sipas PDSH është i qëllimshëm. Gjithashtu kjo parti ka vlerësuar se ngecja e qëllimtë në proceset integruese euro-atlantike nga ana e qeverisë po kompensohet me një afrim të çuditshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm drejt Beogradit dhe Lindjes. /F.S/